Radovic: Prizreni e meritoi këtë festë dhe titullin e kampionit

E publikuar: 23/05/2018 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i KB Bashkimit, Dragan Radovic, është shprehur i kënaqur për suksesin historik të arritur për klubin prizrenas.

Bashkimi u shpall kampion për herë të parë në histori të klubit falë një super paraqitje në ndeshjen e katërt të zhvilluar në Prizren para tre mijë spektakorëve.

Radovic pas ndeshjes deklaroi se festa dhe titulli janë të merituara për qytetin, tifozët dhe ekipin e tij.

Trofeu i çmuar, Foto: Telegrafi

“Mendoj se qyteti i Prizrenit si qytet, Bashkimi dhe tifozët Arpagjikët merituan një festë të tillë, titullin e kampionit”.

“Mendoj se ekipi im ishte më i mirë gjatë mbrëmjes ashtu sikurse edhe në ndeshjet tjera, andaj ky sukses besoj se është shumë i merituar”, potencoi Dragan Radovic për KTV-në pas ndeshjes.

Ky është sezoni i dytë për Dragan Radovicin në krye të KB Bashkimit. /Telegrafi/