Qualcomm padit Apple, akuzon për vjedhje sekretesh në ndihmë të Intel

E publikuar: 03/11/2017 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qualcomm paditi në gjykatë Apple me pretendimin se kompania ka shkelur kontratën e licencimit për të ndihmuar rivalin Intel në prodhimin e modemëve brodband.

Kjo padi do të acarojë më tej marrëdhëniet me Apple dhe Qualcomm të cilët kanë përfunduar në një betejë afro 1 vjeçare patentash dhe akuzash për konkurrencë të pandershme.

Në padinë e Qualcomm thuhej se Apple ka përdorur levat komerciale të kompanisë për të fituar akses në softuerët kofidencialë të Qualcomm përfshirë dhe kodet burimore.

Apple nuk ka komentuar ende padinë. Duke me iPhone 7, Apple ka përdorur modemët e Intel krahas atyre Qualcomm.

Qualcomm thotë se inxhinierët e Apple që punonin me Qualcomm nuk duhej të kishin komunikuar informacione të çipeve të saj tek Intel.

Në Korrik raportohet se Apple ka kërkuar përmes një e-mail-i akses në informacione kofidenciale për mënyrën sesi funksionojnë çipet e saj në rrjete wireless të paidentifikuara.

Kompania thotë se informacioni është transmetuar tek një inxhinier i Intel. Në një rast tjetër, një inixhinier i Apple ka kërkuar nga një tjetër inxhinier i kompanisë që po punonte me Qualcomm informacion teknik.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Apple do të hiqte nga përdorimi çipet e Qualcomm në modelet e reja të iPhone dhe iPad duke filluar nga viti i ardhshëm. /CIO Albanian