Qualcomm fillon largimet masive nga puna

E publikuar: 19/04/2018 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qualcomm ka filluar fushatën e largimeve nga puna për të mbajtur premtimin e dhënë investitorëve, atë të shkurtimit të kostove me 1 miliardë dollarë bëri të ditur kompania të Mërkurën.

“Qualcomm do të reduktojë fuqinë punëtore me kohë të plotë dhe të pjesshme,” tha një zëdhënsë i kompanisë pa dhënë numra.

Edhe pse kompania reduktoi shpenzimet, Qualcomm arriti në përfundim se largime nga puna ishin të nevojshme për të mbështetur strategjinë e rritjes së kompanisë.

Deri në Shtator të 2017-ës kompania punësonte 33,800 punonjës me kohë të plotë, të pjesshme dhe të përkohshëm.

Që nga Janari kompania kishte paralajmëruar një gjë të tillë, ku sipas saj do ta ndihmonte të përballej me Broadcom.

Por përpjekjet e Broadcom për të blerë Qualcomm u shuan nga adminsitrata Trump e cila e shikonte një marrëveshje të mundshme si kërcënim për sigurinë kombëtare. /PCWorld Albanian