Qindra aktivistë të Cernicës efshatrave përreth mirëpresin pesëshen e LDK’së

30.09.2019 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qindra aktivistë të Cernicës efshatrave përreth mirëpresin pesëshen e LDK’së

Qindra aktivistë, veprimtarë e simpatizantë të LDK’së në Cernicë, përfshirë edhe Vrapqiqin, Kravaricën dhe Gumnishtën, kanë mirëpritur kandidatët e LDK’së për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44), duke i dhënë mbështetje të fortë për garën e 6 tetorit, në krye me kryeministren, Vjosa Osmani.

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, në emër të kryetarit të Shtabit në nivel qendror, Lutfi Haziri, i ka përshëndetur të pranishmit, për të thënë se ky tubim i madh në Cernicë, është dëshmia më e mirë e fitores plebishitare të LDK’së më 6 tetor.

Kryetari i nëndegës së Cernicës, Malazog Hoxha, tha se thelbi dhe celula e rugovizmit është Cernica, duke kërkuar nga të gjithë që në mënyrë unike të përkrahet pesësshja e LDK’së në Gjilan.

Gjatë paraqitjes para qindra simpatizatëve, kandidatja Lirije Kajtazi (6), tha se jeni rreshtuar në partinë e besës dhe shpresës dhe partinë e zhvillimit, e jo me ata që e kanë stërkeq Kosovën, duke shtuar se kauza jonë është që të kultivohet liria, pavarësia e demokracia.

Ndërkohë, kandidati Fatmir Rexhepi (20), tha se falë gjakut të dëshmorëve të Cernicës dhe të gjithë Kosovës, ne sot e gëzojmë lirinë dhe pavarësinë dhe se më 6 tetor kemi me zgjedhë vetëm një alternativë, duke e rikthyer demokracinë në krye me kryeministren Vjosa Osmani.

Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), tha se LDK e ka në krye të listës një zonjë, një nënë, një profesioniste, Vjosa Osmani, të cilën po e përkrah fuqishëm kryetari Lutfi Haziri, duke kërkuar angazhim maksimal deri më 6 tetor për triumfin e madh të partisë së Ibrahim Rugovës.

Kandidati Imet Rrahmani (35), Ceërnica po dëshmon se është krijuar një vazhdimësi dhe besim 30 vjeçar në LDK’në dhe në kandidaturat që ka paraqitur partia, pasi në këtë listë nuk është asnjë i dënuar dhe pa asnjë aktakuzë, me 110 më të mirët.

Në fund, adresimin e tij e ka bërë kandidati Faton Bilsimi (44), I cili ka thënë se ndihet I nderuar me këtë besim të madh të Cernicës në LDK, kandidaten Vjosa Osmani dhe ekipin e madh, duke shtuar se Kosovës I nevojitet një Republikë të mirëfillt, për sundim të ligjin, për një shëndetësi e arsim më të mirë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Prezentë në këtë tubim ka qenë edhe familja e heroit Nazmi Hoxha dhe e familja e dëshmorit të Koshares, Urim Mehmeti.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mali i Zi sërish shpall epideminë e koronavirusit

Mali i Zi sërish shpall epideminë e koronavirusit

Thaçi: Vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare

Thaçi: Vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare

Hoxhaj: 10 vjet më parë, u legjitimua vullneti i popullit për pavarësi

Hoxhaj: 10 vjet më parë, u legjitimua vullneti i popullit për pavarësi

Bislimi: Paratë e Pakos Emergjente nuk mund të përdoren për kontestet ligjore të Telekomit të Kosovës

Bislimi: Paratë e Pakos Emergjente nuk mund të përdoren për kontestet ligjore të Telekomit të Kosovës

84 qytetarë të Gjilanit në pritje të rezultateve për COVID-19

84 qytetarë të Gjilanit në pritje të rezultateve për COVID-19

Pejë, 6 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Pejë, 6 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Post, aviatori që bëri fluturimin e parë i vetëm rreth botës

Post, aviatori që bëri fluturimin e parë i vetëm rreth botës

Protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe

Protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe

Cramon: Kosova duhet ta marrë përgjegjësinë për krimet që përmenden në raportin e Martyt

Cramon: Kosova duhet ta marrë përgjegjësinë për krimet që përmenden në raportin e Martyt

Jep dorëheqjen Bordi i Telekomit

Jep dorëheqjen Bordi i Telekomit

Zeka: Nëse Thaçi nuk do të përgjigjej në pyetjet e Prokurorisë Speciale, do të arrestohej

Zeka: Nëse Thaçi nuk do të përgjigjej në pyetjet e Prokurorisë Speciale, do të arrestohej

Macron: Marrëveshja për planin e rimëkëmbjes momenti më i rëndësishëm që prej krijimit të euros

Macron: Marrëveshja për planin e rimëkëmbjes momenti më i rëndësishëm që prej krijimit të euros

Reçica: Veteranët e luftës së UÇK do të kenë të drejtë pune ne sektorin privat

Reçica: Veteranët e luftës së UÇK do të kenë të drejtë pune ne sektorin privat

Pompeo: SHBA-ja synon krijimin e një koalicioni global kundër Kinës

Pompeo: SHBA-ja synon krijimin e një koalicioni global kundër Kinës

IHMK: Moti për dy ditë 22-23.07.2020

IHMK: Moti për dy ditë 22-23.07.2020

Balaj konfirmon: Telekomit i tërhiqen mjetet nga llogaria, 3.500 punëtorë pa paga

Balaj konfirmon: Telekomit i tërhiqen mjetet nga llogaria, 3.500 punëtorë pa paga