Qeverinë Haradinaj Kurti e quan “qeveri Rikallo”

E publikuar: 21/09/2017 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albin Kurti i Vetëvendosjes thotë se nëse ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, do të kishte ndërgjegje të pastër, atëherë do të ftonte në takim familjet të cilat e kanë akuzuar në skorien e KTV-së.

Kurti ka thënë se zhurma që po bën Rikallo me akuza kinse për bashkëpuniim në KAN e me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e bën edhe më të dyshimtë rastin e tij.

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se mënyra se si provonte të nxirrej e bën dyfish të dyshimtë.

“Mënyra se si provonte ai të imagjinonte fije kashte se ku të kapet e bën edhe më të dyshuar te unë. Mënyra se si përpiqej të nxirrej në përputhje me disa dëshira të zyrtarëve të PDK-së, që nuk çajnë fare kokën se e kanë njeri të tillë në qeveri. Është mirë që prokuroria ta vazhdojë procesin duke e hetuar këtë rast”, ka thënë Kurti.

Kurti ka kritikuar edhe Haradinajn që tha se ka pyetur mekanizmat e sigurisë dhe i kanë thënë se nuk kanë fakte që Rikallo ka qenë i përfshirë paraluftës në tortura ndaj shqiptarëve.

“Si mundet një kryeministër të thotë se prokuroria, policia dhe AKI nuk kanë asgjë për këtë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se lëvizje KAN nuk ka as edhe një lidhje me Rikallon. Ai shpjegoi lidhjen e tij me shkrimtaren, Alice Mead, lidhje kjo e cila filloi që në vitin ’97.

“Kur e kam pyetur Alice se si erdhe në Kosovë, si u angazhove, ajo më tha se u interesova për Bosnjën. Kur e vëzhgova me vëmendje, konkulidimi ishte ky, ky problem nuk mund të niste këtu, fillimi ishte diku tjetër dhe erdha në Kosovë… E në 2002 kemi filluar që ti rivendosim kontaktet, këta kanë bërë shumë fushatë për lirim e tim nga burgu. Unë nga burgu kam shkruar letra me Alice Mead. Kam filluar që t’u shkruaj letra duke ju falënderuar për punën që e kanë bërë neve. Kemi ardhur në përfundim që ta riaktualizojmë KAN-in”, ka thënë ai, duke shprehur bindjen se Rikallo nuk ka qenë themelues i KAN-it.

Kurti ka thënë se Haradinaj duhet ta shkarkojë Nenad Rikallon. Por thotë se nuk do e bën, duke e quajtur qeverinë e tij “qeveri Rikallo”.