Qeveria nuk ngutet me Demarkacionin

20.10.2016 08:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qeveria nuk ngutet me Demarkacionin

Drejtuesit e koalicionit qeverisës e pranojnë se Kosova ka humbur shumë kohë me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, megjithatë thonë se nuk do të nguten për ta proceduar atë marrëveshje në Kuvend pa arritur konsensus me opozitën.

Analistët thonë se nuk mund të thuhet nëse problemi i demarkacionit do të përfundohet shpejt për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta në mes të pushtetit dhe opozitës, por edhe për shkak të mospajtimeve brenda koalicionit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria nuk do të ngutet që ta procedojë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin pa arritur një marrëveshje me subjektet opozitare. Mustafa ka thënë se do t’i zhvillojë takimet me opozitarët në mënyrë që të arrihet konsensusi.

Kreu i ekzekutivit gjithashtu ka thënë se ky takim ka gjasa që të mbahet edhe në praninë e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, shkruan sot Gazeta Zëri.

“Ne do të ulemi me opozitën, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose përmes formave të cilat i kemi siguruar ne deri më tani takimet ndoshta edhe me pjesëmarrje të ambasadorëve të QUNIT-it për çështjet që ndërlidhen edhe me institucionet e Bashkimit Evropian dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që ne t’i bashkërendisim qëndrimet tona para se ta procedojmë në Kuvend edhe ky është shkaku që unë nuk po ngutem ta procedojë në Kuvend sepse dëshiroj që të shteren të gjitha mundësitë e dialogut me opozitën në mënyrë që pastaj Demarkacioni të jetë rrjedhojë ose si pasojë e një qëndrimi edhe pajtimi të përbashkët”, ka deklaruar Mustafa

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Berishaj: Kuvendi të enjten voton humbjen e 82 kilometrave katrorë

Berishaj: Kuvendi të enjten voton humbjen e 82 kilometrave katrorë

Presidenti slloven i kundërpërgjigjet Serbisë për Kosovën

Presidenti slloven i kundërpërgjigjet Serbisë për Kosovën

“Kosova është vend i të gjitha komuniteteve”

“Kosova është vend i të gjitha komuniteteve”

Ministri i Jashtëm francez: Dialogu Prishtinë-Beograd, thelbësor për stabilizimin e rajonit

Ministri i Jashtëm francez: Dialogu Prishtinë-Beograd, thelbësor për stabilizimin e rajonit

”Lista Serbe do ta votojë Demarkacionin”

”Lista Serbe do ta votojë Demarkacionin”

“Liberalizimi i vizave në mars ose prill të vitit të ardhshëm”

“Liberalizimi i vizave në mars ose prill të vitit të ardhshëm”

Vjen edhe çmimi i dytë për Dua Lipën

Vjen edhe çmimi i dytë për Dua Lipën

Vuçiq: Marrëdhëniet më të mira me Rusinë, i pëlqeu apo jo kujt

Vuçiq: Marrëdhëniet më të mira me Rusinë, i pëlqeu apo jo kujt

Deputetët s`pajtohen për demarkacionin me Malin e Zi

Deputetët s`pajtohen për demarkacionin me Malin e Zi

Lëmshi për Dekoratat e Presidentit Thaçi

Lëmshi për Dekoratat e Presidentit Thaçi

Greva në arsim, deklarohet kreu i MASHT-it

Greva në arsim, deklarohet kreu i MASHT-it

Siri, shtohet dhuna vdekjeprurëse

Siri, shtohet dhuna vdekjeprurëse

Reagimi i deputetit për demarkacion: A jeni more në tokë të bukës

Reagimi i deputetit për demarkacion: A jeni more në tokë të bukës

Dua Lipa rrëmben edhe një çmim në Brit Awards (Video)

Dua Lipa rrëmben edhe një çmim në Brit Awards (Video)

Haziri: Haradinaj pagoi 300 mijë euro për të shpronësuar një shtëpi në Hade

Haziri: Haradinaj pagoi 300 mijë euro për të shpronësuar një shtëpi në Hade

Ekskluzive: LDK nuk do ta votojë Demarkacionin nëse i bashkohet raporti i Bulliqit

Ekskluzive: LDK nuk do ta votojë Demarkacionin nëse i bashkohet raporti i Bulliqit