Qeveria gjermane: Fokus i takimit Merkel-Haradinaj marrëdhëniet Kosovë-Serbi

E publikuar: 04/06/2019 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria gjermane ka dhënë detaje lidhur me takimin që do të mbahet më gjashtë qershor në Berlin, mes kancelares Angela Merkel, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në njoftimin nga zyra e Merkel thuhet do të flasin raportet mes Gjermanisë e Kosovës, por edhe për raportet e Kosovës me Serbinë.

“Me datën gjashtë rreth kohës së drekës, Kancelarja Merkel pret Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, në hapësirat e Kancelarisë. Përmbajtja e takimit të punës janë marrëdhëniet bilaterale mes Repubiikes se Kosovës dhe Gjermanisë, çështjet e Politikes se Jashtme me theks të veçantë procesi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, njofton qeveria gjermane përcjellë Klan Kosova.

E para e ekzekutivit gjerman është angazhuar së fundi personalisht bashkë me presidentin francez, Emmanuel Macron për të çuar Kosovën e Serbinë drejt një marrëveshje përfundimtare.

Macron i ka ftuar liderët kosovarë dhe ata serbë që me 1 korrik të këtij viti të takohen serish në Paris.