Qazim Osmani ofron 3.5 milonë euro për villën e Milloshevicit

E publikuar: 08/03/2015 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qazim Osmani i njohur si Felix i shoqëruar nga ish ministri Mirkoniq Millutin ka vizituar shtëpinë luksoze të Sllobodan Millosheviqit në një përpjekje për tu bërë pronar i saj i ri.

Biznismeni shqipëtar Qazim Osmani ka planifikuar që të blejë një villë në Dedinje, e cila i përket Sllobodan Millosheviqit.

Kurir shkruan se Qazimi i njohur si Felix ka kërkuar nga ish ministri Millutin më shumë informacione rreth shtëpisë luksoze në Tolstoi e cila është në shitje që tri vite, transmeton Indeksonline.

Ai seriozisht ia ka ngritur edhe çmimin dhe është gati ta blejë atë për 3 milionë e gjysmë euro.