PZAP e hedh poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për numërimin e rreth 5 mijë fletëvotimeve të diasporës

E publikuar: 21/10/2019 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e afro 5 mijë fletëvotimeve të votuese jashtë Kosovës, të pranuara në KQZ prej datës 08.10.2019 deri më datë 11.10.2019

Sipas vendimit, PZAP ka hedhur poshtë ankesën e LVV’së për numërimin e 4 mijë e 639 fletëvotimeve,shkruan Express.

Paneli ka konstatuar se pretendimet ankimore për mos numërimin e 4639 pakove me fletëvotime të ardhura me postë nga qytetarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës, e të cilat nuk kanë ardhur dhe numëruar në QNR, nuk mund të jetë objekt i vlerësimit në këtë fazë të procesit zgjedhor, për faktin se KQZ’ja ende nuk ka marrë vendim lidhur me rinumërimin e këtyre fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, ashtu siç del edhe nga vetë përgjigjja në ankesë e KQZ’së, e parashtruar më datën 19.10.2019”, thuhet në vendimin e PZAP të bërë publik së fundmi.