Publikohet lista, ja fjalëkalimet më të këqija të 2018-ës

E publikuar: 18/12/2018 00:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është fundi i 2018-ës dhe pas një viti të gjatë me sulme kibernetike dhe thyerje fjalëkalimesh, më fund kemi një listë të fjalëkalimeve më të këqija të vitit.

Në këtë artikull ju tregojmë fjalëkalimet që nuk duhet ti përdorni kurrë e as ti lini të tjerët ti përdorin.

Jo vetëm që përdoren prej vitesh, por edhe një gjashtë vjeçari mund ti shkojë mendja tek një fjalëkalim të tillë.

10 fjalëkalimet më të këqija të 2018-ës:

  1. 123456
  2. password
  3. 123456789
  4. 12345678
  5. 12345
  6. 111111
  7. 1234567
  8. sunshine
  9. qwerty
  10. iloveyou

Të gjitha këto fjalëkalime nuk janë të padëgjuar. “123456”, “password”, “111111” dhe “qwerty” janë fjalëkalime të cilat janë prej vitesh pjesë e kësaj liste vjetore.

Kjo do të thotë se ka ende njerëz të ciltë nuk i kanë ndryshuar fjalëkalimet edhe pse çdo vit kjo listë i ekspozon.

Përtej 10 fjalëkalimeve më të këqija, në vendin e 23-të është emri i presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald trump ndërsa në të 45 është “starwars.”

Të dhënat janë publikuar nga SplashData, kompania pas aplikacionit për menaxhimin e fjalëkalimeve SplashID. /PCWorld Albanian