PSG kthehet pas Donnarummas, në lojë edhe emrat e Rabiot, Draxler dhe Di Maria

E publikuar: 09/08/2018 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint Germain rikthehet të interesohet për Gianluigi Donnarumman.

Sipas mediave italiane, parisienët kanë ofruar një shifër që mendohet të jetë mes 35 dhe 40 milionë eurove, por që është refuzuar menjëherë nga drejtuesit kuqezinj.

Por, nëse një tratativë do të nisë mes dy klubeve, mund të bisedohet dhe për Rabiot ose Di Marian, i cili vlerësohet 45 milionë euro nga klubi francez (me kontratën që i skadon pas një viti).

Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Marrëdhëniet e mira që Leonardo ka me kampionët e Ligue 1 bën që kjo pistë të mos lihet pas dore, përcjell Supersport.

Një fakt tjetër është se, aktualisht, kuqezinjtë kanë pesë portierë në grup. Chelsea theu rekord për portierin më të shtrenjtë në histori me blerjen e Kepas dhe njëkohësisht iu mbyllën dyert transferimit të Reinas te Blutë e Londrës. Gjithsesi, spanjolli e kishte shprehur dëshirë e tij për të qëndruar te Milani.

Për të mos harruar se Parisi mori dhe Gianluigi Buffon e gjithashtu ka në skuadër Kevin Trapp e Alhonse Areola.

Në këtë moment, klubi italian po kërkon një mesfushor cilësor dhe PSG ka të paktën tre të tillë që mund të kënaqin skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso: Rabiot, Draxler e Di Maria.