PSG kërkon Kanten, lojtari pret ta mësojë emrin e menaxherit të ri të Chelseat

E publikuar: 16/06/2018 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germain është hedhur më shumë se kurrë në aksion, edhe pse është aktualisht periudha e Kampionatit Botëror.

Klubi parizien ka kontaktuar Chelsean për N’Golo Kanten.

Madje, besohet se PSG ka një marrëveshje verbale me lojtarin për një transferim.

France Football konfirmon këto raportime duke thënë se Kante vetëm po pret që të mësojë kush do të bëhet menaxher i Chelseat.

Duket se emri që do të zë vend në stolin e Bluve do të ndikojë shumë në vendimin e Kantes.

Aktualisht Kante është i angazhuar me kombëtaren e Francës në Kampionatin Botëror.

Franca ndeshjen e parë e zhvillon nga ora 12:00 ndaj Australisë. /Telegrafi/