Protestë në Tiranë, betohen 4 deputetë të rinj

05.03.2019 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Protestë në Tiranë, betohen 4 deputetë të rinj

Disa qindra protestues janë mbledhur të martën para ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar largimin e Qeverisë, përderisa në sallë po mbahej seancë plenare e jashtëzakonshme.

Në këtë seancë në Parlament u betuan 4 deputetë të ri të partisë opozitare – Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilën ishin në listën shumë-emërore pasuese të ish deputetëve që dogjën mandatet e tyre javë më parë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha se kjo është e drejta e këtyre deputetëve.

“Ajo që ndodh sot është vijimi i një rrugë pa krye ku e vetmja gjë e re është një vendim politikisht vetëvrasës i udhëheqjes politike të opozitës. Dhe sot ne jemi këtu në kushtet kur ata janë larguar, një pjesë tjetër e opozitës ka zgjedhur dhe po zgjedhin që të vinë dhe të zënë vendet e tyre në Parlament. Është e drejta e tyre dhe është mënyra se si ata e shohin detyrën e zgjedhësve”, tha Rama.

Kryeministri, duke kritikuar veprimet e opozitës nga foltorja e Kuvendit, ritheksoi se Qeveria nuk do të pajtohet me kërkesat e opozitës duke thënë se “ky parlament është vendi ku na ka sjellë shumica e shqiptarëve dhe na kanë dhënë detyrën të qeverisim deri në vitin 2021”.

Protestuesit, të thirrur nga partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë brohoritur rrugëve të kryeqytetit të Tiranës “Rama ik”, ndërsa një pjesë e listës së deputetëve në pritje nga PD-ja për betim në Kuvend dorëzuan dorëheqjet e tyre në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë protestës tha se “Nuk ka Evropë me një Shqipëri si Kolumbi”, duke iu referuar kanabizimit të vendit.

“Sovrani e ka marrë vendimin, e ka kuptuar fare mirë prej javësh se ajo godinë nuk është godina e Kuvendit të Shqipërisë, por godina e kolerës së krimit dhe korrupsionit”, shtoi ai.

Opozita dhe protestuesit që u janë bashkuar kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie transitore, e cila do të krijonte kushtet për zgjedhje të parakohshme. Ata të martën u shpërndanë të qetë.

Kjo protestë është e katërta e organizuar nga partitë opozitare shqiptare. Protestat paraprake eskaluan në dhunë mes policisë dhe protestuesve, kur këta të fundit njëherë sulmuan godinën e Kryeministrisë, ndërsa në protestën tjetër tentuan të thyenin kordonin e policisë që e kishte rrethuar godinën e Kuvendit.

Protestat e dhunshme të javëve të kaluara në Tiranë janë kritikuar nga misionet diplomatike ndërkombëtare me seli në Shqipëri, të cilat thonë se protestat e dhunshme janë të papranueshme dhe i dëmtojnë proceset integruese të Shqipërisë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit

Forca e Sigurisë e Kosovës zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Forca e Sigurisë e Kosovës zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”