Prokuroria jep detaje për arrestimin e stomatologut nga Lipjani, akuzohet se dhunoi pacienten

E publikuar: 21/11/2018 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një stomatolog është arrestuar para disa ditëve, nën akuzën për dhunim seksual të pacientes së tij.
Në një prononcim për kallxo.com, zëvendës kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka treguar për arrestimin e stomatologut.

“Stomatologu në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan i cili ka qenë në mbikëqyrje të viktimës, dyshohet se e ka dhunuar atë seksualisht”, tha Berisha.

Ai shtoi se në bazë të dyshimeve, i njëjti dyshohet se e ka marr viktimën dhe pa dëshirën e saj ka shkuar në një motel.

Tutje, Berisha ka njoftuar se për të njëjtin është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Florie Ahmeti zëdhënëse e policisë në rajonin e Prishtinës ka thënë për kallxo.com se me datë 16 tetor është arrestuar një person për një rast të dhunimit.

“Me 16 nëntor rreth orës 20:00 në Stacionin e Policisë në Lipjan është raportuar për një rast dhunimi, andaj me këtë rast është arrestuar një person. Me rastin është marrë stacioni i Policisë në Lipjan”, tha Ahmeti.