Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim për vrasje

E publikuar: 13/12/2018 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës  Themelore të Pejës, për caktimin e masës  se paraburgimit kundër të pandehurit, K.B., për shkak së i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Vrasje”, nga neni 178 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore  e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit, K.B., në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak së me datën 12 shtator të viti 2018, në fshatin Istog i poshtëm, Komunë e Istogut, dyshohet së në oborrin e tij ka privuar nga jeta të ndjerin A.D.

I pandehuri K.B. ditën e djeshme pas bastisjes së shtëpisë së tij ështëarrestuar dhe në bazë të aktvendimit të prokurorit të shtetit është ndaluar për48 orë./Infosot/