Prokurori Rexha: Më janë ofruar gjysmë-milioni euro ryshfet (Video)

E publikuar: 08/04/2015 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Prokurorisë Speciale Ali Rexha ka thënë se atij i janë ofruar mito deri në 500 mijë euro për të ndalur ndjekjet për krime të rënda.

Rexha këtë e tha në emisionin “Betimi për Drejtësi” që transmetohet në RTK, ku sipas tij përveç mitos ai edhe është kërcënuar. Madje ai tha se njëra nga këto oferta është edhe një shtëpi në bregdet.

“Një herë janë ofru me kërcënim e kanë pa që s’po funksionon, m’kanë ofrue në vlerë dej në 500 mijë euro në vlerë deri tash…deri në 500 mijë euro në disa raste”, ka thënë Rexha.

Prokurori tha se këto oferta me para për të mbyllur rastet I kanë ardhur nga sekserë të ndryshëm por që nuk e ka pranuar.

Megjithatë Rexha nuk sqaroi nëse ka ndërmarrë masa ndaj atyre sekserëve përveç se tha se të akuzuarit për këto raste janë dënuar me dënime të larta.