Prokurori i Gjilanit blen viagra online, kërkon t’i dërgohet në zyre

E publikuar: 28/07/2019 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Esat Ademi, ka shfrytëzuar vendin e punës për të blerë viagra online.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Esat Ademi, ka porositur viagra online dhe ka kërkuar që ajo t’i dërgohet në zyrën e tij, në ambientet e Prokurorisë Themelore, shkruan lajmi.net.

Është Ehat Miftaraj nga IKD që i ka publikuar këto fotografi.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Miftaraj, ka uruar që të mos jetë vetë prokurori Ademi që e ka bërë këtë porosi, por dikush që mund t’ia ketë keqpërdorur rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Miftarajt pa ndërhyrje:

Prokuroria themelore e shfrytezon vikendin per shoping.

Krejt normale, nese blen dhe produktin (doren ne zemer jo çfaredo produkti) kerkon me dergu ne adrese te shtepise.

Ama nuk eshte bre normale nese ky shoping ndodh prej prokurorit te shtetit me ble produkte te tilla me i dergu ne adrese te prokurorit te shtetit!

Po lutna qe nuk eshte facebook-u i tij ose qe ja ka keqperdor dikush facebookun e nuk eshte ky veprim i tij. /Lajmi.net/