Prokurori: Anëtarët e komisionit qeveritar ishin në dijeni për rritjen e numrit të veteranëve të rrejshëm

04.12.2019 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokurori: Anëtarët e komisionit qeveritar ishin në dijeni për rritjen e numrit të veteranëve të rrejshëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pretendon se të akuzuarit në rastin “Veteranët”, kanë keqpërdorur detyrat e tyre, duke rritur numrin e atyre që kanë përfituar nga statusi i veteranit të UÇK-së.

Këto pretendime, i ka paraqitur prokurori special Valdet Gashi, në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pas konfirmimit të aktakuzës në të dyja shkallët gjyqësore, ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, janë duke u akuzuar ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fjalën e tij hyrëse, prokurori Gashi, ka deklaruar se përgjegjësia penale e të akuzuarve faktohet edhe nga deklarata që Agim Çeku ka thënë gjatë mbledhjeve të këtij komisioni.

“Vet i pandehuri Agim Çeku, si kryetari i komisionit në mbledhjen e 27 të komisionit, me 09.03.2016, ju drejtohet të pandehurve duke thënë se “numri i veteranëve ka dal më shumë nga secili nga ju e ka paramenduar por ky numër nuk mund të zvogëlohet, kemi kryer si e kemi kryer punën, le të merr përgjegjësi secili”, ka thënë prokurori Gashi.

Sipas tij, Çeku e pranon se nuk i kanë kryer detyrat dhe se për një gjë të tillë duhet të bartin përgjegjësinë.

Prokurori Gashi, ka vazhduar t’i referohet deklaratës që sipas tij, Çeku e ka thënë në mbledhjet e këtij komisioni.

“Pastaj vazhdon: kemi bërë të tillë edhe ata që se meritojnë. Edhe kjo pjesë që është pjesë e provave shihet se të njëjtit nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuar me Ligjin për Veteranë. Po ashtu thotë se “duhet të jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi me këtë, edhe nëse përballimi me drejtësinë nëse dikush na akuzon. Kjo vërteton që këta kanë qenë në dijeni të plotë. Me qëllim të kuptimit të drejtë të këtij rasti, është vlerësim i joni që është shumë me rëndësi të paraqitet një përshkrim ligjor i komisionit për shkak se ky sqarim është në interes”, ka deklaruar prokurori Gashi.

Ai i është referuar edhe miratimit të Ligjit për Veteranët, duke thënë se në këtë ligj janë përcaktuar kriteret për klasifikimin e përfituesve në kategori të ndryshme bazuar në kontributin në UÇK.

“Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, do të kemi rastin të dëgjojmë dëshmitarër ku do të vërtetohet qartë se të akuzuarit statusin e veteranit ia kanë njohur edhe përkundër faktit se kanë qenë në dijeni për devijimet dhe mos respektimin e legjislacionit në fuqi, gjë e cila ka ndikuar në rritjen e numrit të veteranëve. Gjithashtu, se të akuzuarit kanë kryer këtë vepër penale, do të vërtetohet qartë edhe me rastin e administrimit të provave, si vendime të Qeverisë, procesverbalet e Komisionit, 19.500 aplikacionet të parregullta, e prova tjera. Nga këto prova, do të vërtetohet se të akuzuarit kanë pasur statusin e personit zyrtar”, ka thënë tutje prokurori Gashi.

Sipas tij, me këto prova do të vërtetohet se tani të pandehurit me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, duke u mundësuar statusin e veteranit personave që nuk i takojnë këtyre kategorive.

Gjithashtu, ai ka thënë se do të vërtetohet se të gjitha veprimet e listave, i kanë ndërmarr edhe pse kanë qenë në dijeni për të gjitha devijimet.

“Provat e ofruara nga prokuroria do të ofrojnë një pasqyrë të qartë dhe si përfundim do të na dërgojnë në një adresë të cilët janë te pandehurit”, ka thënë në fund prokurori Gashi.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), si palë e dëmtuar, Bedri Krasniqi, ka thënë se mbështet fjalën hyrëse të prokurorit Gashi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gushtin e këtij viti.

Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, që të urdhërohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19.500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor. e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për ndaljen e përkohshme të pensioneve për “veteranët e rrejshëm”.

Por, më 1 prill 2019, e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Në këtë aktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Siç kishte raportuar “Betimi për Drejtësi”, listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar kësaj gjykate që ta lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale..

Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Qorrolli: Pengesat për mosarritjen e marrëveshjes VV-LDK lidhen kryekëput për pushtet

Qorrolli: Pengesat për mosarritjen e marrëveshjes VV-LDK lidhen kryekëput për pushtet

I rrahuri nga Njësia Speciale, Djuric: Paralajmëron trazira e konflikte në Kosovë

I rrahuri nga Njësia Speciale, Djuric: Paralajmëron trazira e konflikte në Kosovë

Vetëvendosje i përgjigjet LDK’së për postin e Presidentit

Vetëvendosje i përgjigjet LDK’së për postin e Presidentit

Shpallja e Dakos dhe Llallës ‘non-grata’, Bushati: Personave të tillë t’u kufizohet pjesëmarrja në jetën publike

Shpallja e Dakos dhe Llallës ‘non-grata’, Bushati: Personave të tillë t’u kufizohet pjesëmarrja në jetën publike

Babai nga Suhareka që miqtë ia djegën djalin për së gjalli, kërkon burgim të përjetshëm

Babai nga Suhareka që miqtë ia djegën djalin për së gjalli, kërkon burgim të përjetshëm

Mourinho: Ndeshja bërball bavarezëve do të vlejë për të parë se ku janë lojtarët

Mourinho: Ndeshja bërball bavarezëve do të vlejë për të parë se ku janë lojtarët

Merret vendimi nga FIFA, Blatterin dhe Platinin do t’i padisë

Merret vendimi nga FIFA, Blatterin dhe Platinin do t’i padisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama medalje të Artë ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama medalje të Artë ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit

Qmendet Trump: Premtoj 738 miliardë dollarë për mbrojtje

Qmendet Trump: Premtoj 738 miliardë dollarë për mbrojtje

Ambasadorja franceze Butel: Pa përparuar në fushën e sundimit të ligjit s’ka viza

Ambasadorja franceze Butel: Pa përparuar në fushën e sundimit të ligjit s’ka viza

Sindikata e Policisë këmbëngul, këtë muaj rrogat duan t’i marrin sipas Ligjit të pagave

Sindikata e Policisë këmbëngul, këtë muaj rrogat duan t’i marrin sipas Ligjit të pagave

Asamblisti i AAK-së ftohet nga Specialja

Asamblisti i AAK-së ftohet nga Specialja

Përfundon takimi Mustafa – Kurti, s’ka marrëveshje

Përfundon takimi Mustafa – Kurti, s’ka marrëveshje

Thaçi përplaset me Vuçiqin: Kërkimi i kompromisit pa na njohur si shtet është provokim

Thaçi përplaset me Vuçiqin: Kërkimi i kompromisit pa na njohur si shtet është provokim

IKD reagon ndaj sulmeve verbale e ofendimeve që iu bënë monitorueses së tyre në seancë gjyqësore

IKD reagon ndaj sulmeve verbale e ofendimeve që iu bënë monitorueses së tyre në seancë gjyqësore

Thaçi më 24 dhjetor thërret mbledhjen për konstituimin e Kuvendit

Thaçi më 24 dhjetor thërret mbledhjen për konstituimin e Kuvendit