Projektligji për arsim të lartë pritet të votohet në Kuvend

E publikuar: 24/11/2015 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projektligji për arsim të lartë me shumicë votash të anëtarëve të Komisionit për Arsim Shkencë dhe Teknologji është votuar për të kaluar në seancë të Kuvendit.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, raportoi para këtij Komisioni në tërësi për ligjin për arsimin e lartë dhe tha që ligjit të mëparshëm i kanë bërë rishikim substancial duke rregulluar kështu një ligj të ri i cili pritet të ngrit cilësinë në arsim.

Me ketë ligj pritet të caktohet cili do të jetë roli i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Senatit dhe Këshillit Drejtues, njofton Klan Kosova.

Gjithashtu ky ligj do ta rregullojë bazën juridike për të gjitha Universitetet publike, private si dhe ndërkombëtare në Kosovë.
Bajrami tregoi se zgjedhjet e parakohshme në Universitetin e Prishtinës do të bëhen në bazë të ligjit të ri.