Prodhuesi Kinez sfidon Samsung dhe Sony, premton një telefon me kamër 48-megapiksel

E publikuar: 06/12/2018 03:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fillim të vitit Sony dhe Samsung prezantuan sensorët e tyre 48-megapiksel për smartfonët duke thyer rekordin e vendosur nga Nokia 6 vite më parë me sensorin 41-megapiksel në modelin Nokia 808.


Me Huawei Mate 20 Pro dhe P20 Pro Max që ju afruan rekordin të 40-megapiksel, gara ka rifilluar ndërsa Xiaomi do të jetë garuesi i ri.

Sot presidenti i kompanisë në Weibo publikoi një foto të asaj që ngjan me një kamër 48-megapiksel me dy drita LED.


Lin Bin zgjodhi heshtjen për detajet e tjera por me shumë gjasa do të ketë ose sensorin IMX586 të Sony ose ISOCELL Bright GM1 të Samsung.

Ndërsa të dy sensorët kanë piksel me madhësi vetëm 0.8 micro, ata përdorin algoritme për të shkrirë katër piksel në një për të simuluar sensitivitet më të lartë ndaj dritës të barabartë me pikselët 1.6 micron.

Me Huawei Mate 20 Pro dhe P20 Pro Max që ju afruan rekordin të 40-megapiksel, gara ka rifilluar ndërsa Xiaomi do të jetë garuesi i ri. /PCWorld Albanian