Probleme me vula edhe në një qendër votimi në Vushtrri (Foto)

E publikuar: 11/06/2017 09:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i Grupit KOHA, që po raporton nga çdo pjesë e Kosovës për zgjedhjet e sotme parlamentare, ka evidentuar edhe një problem.

Mësohet se edhe në një qendër votimi në Vushtrri është shfaqur problemi i vulës joadekuate, e cila nuk shfaq logon zyrtare të KQZ-së.

Raportohet se në qendrën e votimit 0202x18R në Gjakovë, vulat nuk janë në rregull, siç mund ta shihni në fotografitë në vijim./Express/