Pritjet nga presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut

13.05.2019 08:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pritjet nga presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të ndryshojë raportet e këtij institucioni me Qeverinë, por edhe me komunitetin ndërkombëtar, bazuar sipas vlerësimeve të njohësve të çështjeve politike. Paraprakisht edhe partitë në pushtet të udhëhequra nga Lidhja Social-Demokrate (LSDM), që e kishin nominuar dhe zgjedhur për president, kanë thënë se me Stevo Pendarovskin në krye të shtetit, do të vazhdojë kursin euroatlantik të Qeverisë dhe si dhe konceptin e saj, “Një shoqëri për të gjithë”.

Albert Musliu, analist dhe drejtues shoqatës “Iniciativa Demokratike”, beson se vendi përfundimisht do t’i japë fund bllokimit të procesit reformave nga presidenti i deritanishëm, Gjorge Ivanov, i cili kishte refuzuar dekretimin e dhjetëra ligjeve për shkak të mos pranimit të emrit të ri të shtetit, Maqedonia e Veriut, ndërsa kishte mbajtur zvarrë edhe shumë vendime tjera në politikën e jashtme si emërimin e ambasadorëve, por edhe ratifikimin e marrëveshjeve dypalëshe.

“Gjithsesi se me zgjedhjen e këtij presidenti dhe nëse ai i përmbush premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës, por edhe mbrëmjen kur u kumtua se është zgjedhur president, mendoj se gjithë procesin e përshpejton, jo vetëm për faktin se nuk do të ketë dilema për nënshkrimin e ligjeve që janë me rëndësi për Maqedoninë e Veriut, por ai do t’i japë një impuls pozitiv edhe raporteve të vendit me partnerët tanë euroatlantik. Mendoj se do të kemi një president më të përgjegjshëm dhe më vizionar lidhur me ardhmërinë euroatlantike të shtetit”, thotë Musliu.

Presidenti i ri, Stevo Pendarovski në postin e kreut të shtetit u zgjodh edhe me votat e shqiptarëve, të cilët ishin vendimtare në fitoren e tij. Musliu thotë se ai do të jetë ndryshe nga tani më ish presidenti Ivanov, i cili kishte refuzuar dekretimin e Ligjit për gjuhën shqipe, si dhe zgjidhje tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët.

“Pikë së pari mendoj se presidenti i ri do të respektojë plotësisht Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve. Nga ana tjetër, nuk besoj se ai do të bëjë zgjedhje politike të personave sa për t’u parkuar në presidencë. Pres që të mos ketë dilema në këtë temë dhe se relacionet me shqiptarët do të shënojnë një përmirësim më rrënjësor apo përmbajtësor”, thotë Musliu.

Ish-presidenti Gjorge Ivanov, pas përfundimit të mandatit nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkuarjes në pension, pasi ligji aktual i jep privilegje të shumta, pagë të njëjtë sikur edhe presidenti në detyrë, kabinet të posaçëm, të paktën katër punonjës e përfitime tjera.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se ky ligj duhet të ndryshojë, meqë pas përfundimit të mandatit, ish presidentët mund të vazhdojnë angazhimin e tyre në sfera të ndryshme.

“Megjithatë, duhet të punojnë apo të jenë në shërbim të shoqërisë. Janë njerëz që vërtetë mund të kontribuojnë dhe ata mund të bëjnë një gjë të tillë nëse u shkurtohen privilegjet. Veç kësaj, ne jemi shtet i varfër dhe nuk duhet të lejojmë që persona të tillë pavarësisht se kanë qenë në poste të larta të jenë të privilegjuar. Ivanov është i ri në moshë dhe mund të japë kontribut në profesionin e tij, por edhe në sfera tjera të shoqërisë. Mund t’i jepet pension deri sa të gjendet në shoqëri, por nuk mendoj se duhet t’i jepet pension deri në fund të jetës”, thotë Temellko Ristevski, njohës i çështjeve juridike.

Ndryshe, presidenti i ri, Stevo Pendarovski ka marr urime të shumta me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale, si nga përfaqësues të Bashkimit Evropian ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Stevo Pendarovski ka thënë se do të jetë presidenti i të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësinë e tyre etnike, fetare apo politike dhe se qëllimi kryesor i tij do të jetë uniteti e jo ndarja e popullit dhe realizmi i aspiratave për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ai në balotazhin e 5 majit me rreth 60 mijë vota diferencë mundi kandidaten e opozitës maqedonase, Gordana Siljanovska-Davkova.

Mandati i presidentit të Maqedonisë së Veriut zgjat pesë vjet.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Tahiri: Pacolli s’e ka kontrollin në AKR, nesër ndryshon fati i saj dhe i imi

Tahiri: Pacolli s’e ka kontrollin në AKR, nesër ndryshon fati i saj dhe i imi

E quajti të “poshtër” studenten që lajmëroi ngacmimin seksual, s’ka asnjë pasojë për prokurorin Maqedonci

E quajti të “poshtër” studenten që lajmëroi ngacmimin seksual, s’ka asnjë pasojë për prokurorin Maqedonci

Zyra e BE-së përkrah shoqërinë civile në kundërshtimin e projektligjit për financim të partive

Zyra e BE-së përkrah shoqërinë civile në kundërshtimin e projektligjit për financim të partive

Çfarë po ndodhë me Angela Merkelin, momenti kur i dridhet trupi në takim

Çfarë po ndodhë me Angela Merkelin, momenti kur i dridhet trupi në takim

Një muaj paraburgim për burrin që tentoi ta vrasë partnerën e tij

Një muaj paraburgim për burrin që tentoi ta vrasë partnerën e tij

Haradinaj: Po afrohet dita kur do të marrim lajmin për vizat, taksa nuk është e ndërlidhur

Haradinaj: Po afrohet dita kur do të marrim lajmin për vizat, taksa nuk është e ndërlidhur

Bëhet e ditur ku ndodhi saktësisht incidenti në fluturimin Prishtinë -Bazel

Bëhet e ditur ku ndodhi saktësisht incidenti në fluturimin Prishtinë -Bazel

Shteti jep para për veriun e Mitrovicës pa e ditur se çka u bë me to

Shteti jep para për veriun e Mitrovicës pa e ditur se çka u bë me to

Miratohet vendimi për emërimin e bordeve të kompanive rajonale të ujësjellësit

Miratohet vendimi për emërimin e bordeve të kompanive rajonale të ujësjellësit

“Në Kosovë sundon krimi, duket se krejt shoqëria është ndërtuar mbi korrupsionin”

“Në Kosovë sundon krimi, duket se krejt shoqëria është ndërtuar mbi korrupsionin”

Tahiri: Presidenti Trump konfirmoi hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Ekstradimit

Tahiri: Presidenti Trump konfirmoi hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Ekstradimit

Shkupi druan nga pengesat e Athinës në procesin integrues

Shkupi druan nga pengesat e Athinës në procesin integrues

BE-ja diskuton për zgjerim, Kosovës i kërkohet heqja e taksës

BE-ja diskuton për zgjerim, Kosovës i kërkohet heqja e taksës

Policia në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 38 tiketa trafiku

Policia në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 38 tiketa trafiku

Amnistia për krimet e luftës do ta zhbënte Gjykatën Speciale

Amnistia për krimet e luftës do ta zhbënte Gjykatën Speciale

Erdogan: Morsi është dëshmor që humbi jetën gjatë luftës së tij në të cilën besonte

Erdogan: Morsi është dëshmor që humbi jetën gjatë luftës së tij në të cilën besonte