Pritet të tkurret për 13 për qind ekonomia greke shkaku i pandemisë

E publikuar: 20/05/2020 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri grek i financave, Christos Staikouras, ka thënë se ekonomia e vendit të tij mund të tkurret nga 10 deri në 13 për qind gjatë këtij viti për shkak të masave kufizuese që u morën për ta luftuar përhapjen e koronavirusit.

Christos Staikouras tha për radio-stacionin grek “Real FM” se ekonomia greke mund t’i bëjë ballë një vale të dytë të mundshme të virusit në vjeshtë. Ky shtet qe disa vjet është përballur edhe me pasojat e borxhit dhe krizës ekonomike.

Ky ministër bëri të ditur se qeveria konservatore do t’i përkrahë bizneset dhe do t’i mbrojë vendet e punës si dhe do të bëjë plane për ta luftuar recesionin me një dallim deri në 8 për qind, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

“Ne synojmë që ta gradualisht ta kthejmë ekonominë në dinamikën që e kishte para krizës shëndetësore, siç ishte në shkurt”, tha ministri Staikouras.

Qeveria është duke e shqyrtuar mundësinë që ta ulë taksën për restorante dhe kafene nga 24 për qind në 13 për qind si pjesë e planit për ta rimëkëmbur sektorin e turizmit.