Prishtina edhe sot me më së shumti raste me COVID-19

E publikuar: 20/06/2020 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe sot janë shënuar një numër i madh i rasteve me COVID-19 në Kosovë.

75 raste u regjistruan në nivel vendi ndërsa prinë komuna e Prishtinës me 36 raste, duke u pasuar nga komuna e Vushtrrisë me 9 raste, Mitrovica me 7 raste e kështu me radhë.

“Sot më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 416 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 75 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë’, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./FrontOnline/