Presidentja e vlerëson ndihmën e Emirateve të Bashkuara për Kosovën

E publikuar: 01/04/2015 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, jorezidente për Kosovën, Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ajo e çmoi lartë mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës.

Ambasadorja Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në çdo sferë me interes dypalësh.

Image
Image