“Poshtërimi i radhës që po i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve”

E publikuar: 24/01/2017 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Haradinaj ka kundërshtuar edhe njëherë bisedimet që do të mbahen sot ndërmejt Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar bisedimet të cilat do të mbahen sot mes Kosovës dhe Serbisë, ku do të filtet edhe për fletë arrestimet e Serbisë ndaj kosovarëve. Ai këto bisedime i ka cilësuar si poshtërim që po u bëhet shqiptarëve

“Bisedimet e Hashim Thaçit e Isa Mustafës me sherbëtorët e Millosheviqit e të Sheshelit, për tërheqjen Listës së të Përndjekurve të Serbisë, ku ndodhet edhe emri im, janë poshtërimi i radhës që po i bëhët Kosovës dhe shqiptarëve!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe lideri i AAK-së po qëndron në Francë si i liruar me kusht nga arrestimi që iu bë me 4 janar në Francë nga një fletë-arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ai është në pritje të vendimit përfundimtar ku do të vendoset se a do të lirohet apo do të ekstradohet në Serbi.