Portland i shkakton humbje Golden Statet, çereku i fundit fatal për kampionët

E publikuar: 14/02/2019 08:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors nuk ka arritur të vazhdojë serinë e fitoreve të njëpasnjëshme në këtë kampionat.

“Luftëtarët” u dorëzuan në palestrën Moda Center duke pësuar humbje kundër Portland Trail Blazers me rezultat 129:107.

Periudha e fundit ishte fatale për skuadrën që synon mbrojtjen e titullit pasi që dhjetë minutshin e fundit pranuan 35 pikë dhe realizuan 12 sosh, e cila gjë ishte e mjaftueshme për të humbur.

Basketbollistët më efikas te Warriors ishin Stephen Curry dhe Kevin Durant, të cilët secili realizuan nga 32 pikë.

Te skuadra triumfuese më i miri në parket ishte Damian Lillard me 29 pikë gjersa Jake Layman shtoi 17 sosh.

Pas kësaj, Golden State vazhdon të mbetet lider i Konferencës Perëndimore gjersa në këtë tabelë në pozitën e katër gjendet Blazers.

Në takimin e radhës, Warriors do të takohen me Sacramento Kings ndërsa Portlandi do të luajë kundër Brooklyn Nets. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Cleveland 139:148 Brooklyn

Indiana 97:106 Milwaukee

Boston 118:110 Detroit

New York 111:126 Philadelphia

Toronto 129:120 Washington

Chicago 122:110 Memphis

Minnesota 121:111 Houston

Dallas 101:112 Miami

Denver 120:118 Sacramento

L.A.Clippers 134:107 Phoenix