Politikanja ruse merr shtetësi ukrainase

E publikuar: 04/08/2015 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politikanja ruse, Maria Gaidar, që është emëruar zëvendësguvernatore e rajonit Odesa në Ukrainë, në mes të korrikut, ka marrë shtetësi të Ukrianës.

Presidenca e Ukrainës ka njoftuar sot se presidenti, Petro Poroshenko, e ka nënshkruar dekretin, me të cilin i sigurohet shtetësia politikanes Gaidar, ndërsa më vonë ia ka dhënë edhe pasaportën e Ukrainës.

Maria Gaidar, 32 vjeçare, është vajza e ish-kryeministrit të ndjerë të Rusisë, Yegor Gaidar, i cili ka shërbyer në kohën kur president i Rusisë ishte Boris Yeltsin.

Maria Gaidar është kritike e ashpër e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.