Policia largon deputetët e Vetëvendosjes nga salla e Kuvendit

E publikuar: 21/03/2018 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka larguar deputetët e Vetëvendosjes nga salla e Kuvendit.

Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk ka pasur vendim që ata të largohen nga salla.

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se janë larguar dhunshëm sepse kështu kërkonte kryesia.

Më herët, Kryesia e Kuvendit vendosi që të përjashtojë pesë deputetë të kësaj partie për shkak të gjuajtjes së gazit lotsjellës në seancën për demarkacionin.

Nuk është e qartë se a janë larguar të gjithë deputetët, apo vetëm ata të përjashtuarit./koha.net/