Policia kërkon ndihmën tuaj, ky person është shpallur në kërkim

E publikuar: 25/09/2020 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Kosovës për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për Përparim Osmanaj i cili është me shtetësi shqiptare dhe i dënuar për vepër penale të blerjes, shpërndarjes, posedimit dhe shitjes së Narkotikëve .Ky është njoftimi i plotë: Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Mitrovicё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i kërkuar është:· PËRPARIM (Ali) OSMANAJ i lindur me 24.02.1973 në DURRËS- SHQIPËRI.I denuari është i kërkuar për veprёn penale:· “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: