Polemika e përplasje për Ligjin për Prokurorinë Publike

22.07.2019 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Polemika e përplasje për Ligjin për Prokurorinë Publike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar për miratim në Kuvend draft-ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin parashihet integrimi i Prokurorisë Speciale në Prokurorinë e re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë.

Prokuroria e re, sipas propozimit të Qeverisë, do të veprojë në gjithë territorin e vendit në koordinim me Prokurorinë Republikane. Kryeministri Zoran Zaev, për drejtuese të prokurorisë së re ka propozuar, Vilma Ruskoskën e cila aktualisht është në krye të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar.

Ligji parasheh që të gjithë prokurorët e Speciales, të cilëve mandati u skadon më 15 shtator, të vazhdojnë punën në kuadër të prokurorisë së re, të cilës i kalojnë të gjitha rastet gjyqësore që ka proceduar deri tani, e që përfshijnë 17 lëndë me mbi 94 persona.

“Të gjitha lëndët do të udhëhiqen në përputhje me rregullat që dalin nga ky ligj. Të gjithë prokurorëve do t’u vazhdohet mandati dhe të gjithë do të jenë të barabartë në udhëheqjen e lëndëve gjyqësore. Edhe Vilma Ruskoska është propozuar në krye të prokurores së re për faktin se ajo ende ka mandat në si drejtuese e prokurorisë aktuale për ndjekje të krimit të organizuar”, ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Nga opozita kanë thënë se janë duke shqyrtuar propozimin, por bazuar në qëndrimet e deritanishme dhe refuzimin e liderit të saj, Hristijan Mickovski, për t’u takuar me kryeministrin, Zoran Zaev, draft-ligji i qeverisë nuk do të mbështetet nga VMRO DPMNE-ja. Opozita kërkon që bisedat e përgjuara telefonike, të mos mund të përdoren si dëshmi në proceset gjyqësore kundër zyrtarëve të saj, si dhe të ndërpritet të gjitha lëndë që janë ngritur pas 31 qershorit kur speciales i kishte skaduar afati për ngritjen e padive të reja.

“Sikur LSDM-ja, Zoran Zaevi dhe Renata Deskoska (ministre e Drejtësisë), të kishin qëllime të sinqerta, sikur të mos dëshironin të amnistonin dikë nga ndjekja për krimin e bërë, dikë që është i afërt i tyre, ata qysh në takimin e grupeve punuese kanë pasur mundësinë që të hartojnë një propozim-ligj që do të ishte i mirë për të gjithë qytetarët. Vendi ka nevojë për prokuror që më të vërtetë do të sillte drejtësinë në Maqedoni dhe jo një prokuror shantazhues dhe dorë e zgjatur e Zoran Zaevit dhe LSDM-së”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Nga opozita shqiptare thonë se reformat në drejtësi nuk mund të bëhen me kuadro vendore, në veçanti tani pas dyshimin për përfshirjen e ish kryeprokurores speciale, Katica Janeva në shantazh dhe marrje haraç të 1.5 milion euro nga një afarist për t’i lehtësuar atij procesin gjyqësor në një aferë korruptive.

“Ne kërkojmë që në krye të Prokurorisë Speciale të caktohet një prokuror publik me grup eskpertësh nga një vend I Basshkimit Evropian. Në gjithashtu do të paraqesin në amendament që pamundëson zgjedhjen e cilit do ish zyrtar në organet e prokurorisë publike”, ka deklaruar Zijadin Sela nga Aleanca për shqiptarët duke kërkuar gjithashtu që të gjitha bisedat e përgjuara telefonike të jenë bazë për hetimin e zyrtarëve apo ish zyrtarëve të dyshuar për vepra penale.

Ligji për Prokurorinë Publike duhet të votohet me dy të tretat e votave në Kuvend. Shumica parlamentare mund t’i sigurojë 80 vota vetëm nëse të gjitha partitë politike shqiptare, përfshirë edhe ato në opozitë si dhe tetë deputetët e larguar nga VMRO-ja, e mbështesin propozimin e qeverisë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Polemika e përplasje për Ligjin për Prokurorinë Publike

Polemika e përplasje për Ligjin për Prokurorinë Publike

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator?

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator?

Spanja nuk e ndryshon qëndrimin mbi mosnjohjen e Kosovës

Spanja nuk e ndryshon qëndrimin mbi mosnjohjen e Kosovës

Hoxhaj: Vendimi i GjND-së konfirmoi të drejtën e shtetësisë së Kosovës

Hoxhaj: Vendimi i GjND-së konfirmoi të drejtën e shtetësisë së Kosovës

Thaçi: Vendimi i GJND-së, fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës

Thaçi: Vendimi i GJND-së, fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës

Vetting në sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut

Vetting në sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut

Policia holandeze jep detaje për vrasjen e Festim Latos-Presidentit të vetshpallur të Çamërisë

Policia holandeze jep detaje për vrasjen e Festim Latos-Presidentit të vetshpallur të Çamërisë

KQZ e gatshme për organizimin e zgjedhjeve

KQZ e gatshme për organizimin e zgjedhjeve

Çfarë do të ofronin zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut?

Çfarë do të ofronin zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut?

Berisha: Sa herë duhet me dëshmu se Ramushi është i pafajshëm?

Berisha: Sa herë duhet me dëshmu se Ramushi është i pafajshëm?

Çitaku pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo nuk është drejtësi

Çitaku pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo nuk është drejtësi

Haradinaj emocionohet gjatë fjalimit para mediave, nuk mund ti përmbajë lotët

Haradinaj emocionohet gjatë fjalimit para mediave, nuk mund ti përmbajë lotët

Haradinaj nuk e di nëse ndonjë lider tjetër është ftuar nga Haga

Haradinaj nuk e di nëse ndonjë lider tjetër është ftuar nga Haga

Haradinaj jep dorëhqeje, shkak ftesa e Gjykatës Speciale

Haradinaj jep dorëhqeje, shkak ftesa e Gjykatës Speciale

Zaev, pa opozitën, dorëzon në Kuvend draft-ligjin për Prokurorinë

Zaev, pa opozitën, dorëzon në Kuvend draft-ligjin për Prokurorinë

Ministri Bytyqi i jep fund zgjedhjes së drejtorëve politik në shkolla

Ministri Bytyqi i jep fund zgjedhjes së drejtorëve politik në shkolla