Pogba: Real Madrid ose Barcelona

E publikuar: 26/05/2015 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka njoftuar menaxherin e tij Mino Raiola se në rast të largimit nga kampioni i Italisë, dëshiron të transferohet në Barcelonë, ose Real Madrid, ka bërë të ditur e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”.

Ylli francez është shndërruar në një prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë pas spekulimeve se mund të largohet nga Torino, në fund të këtij stinori.

Pogba kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain, mirëpo nuk duket të jetë i interesuar për transferim te kampioni i Ligue 1.

Nëse vendos të largohet nga Torino, e ardhmja e tij do të jetë në La Ligë, te njëri prej dy klubeve më të mëdha, Real Madrid ose Barcelona.