Podolski: Wenger ndërtoi Arsenalin nga asgjëja

E publikuar: 23/03/2017 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-sulmuesi i Arsenal, Lucas Podolski i ka dalë krah menaxherit të këtij klubi, të shumëkritikuarit – Arsene Wenger.

Gjermani ka thënë se beson që francezi e ka ndërtuar këtë klub nga asgjëja.

“E kam ndjek për çdo ndeshje, nëse jo direkt, në rrjetet sociale – dhe e di se çka ka ndodh”.

“Arsene Wenger është njeri i mirë dhe trajner i mirë. Ai ndërtoi këtë klub nga asgjë dhe do të jetë interesante se çka do të ndodhë në muajt në vijim”, ka thënë Podolski.

“Nuk e di se kush mund ta zëvendësojë atë në pozitën e trajnerit. Wenger është vet Arsenali”, ka shtuar ai.