Po bëheshin gati ta demolojnë ndërtesën e vjetër, copa e madhe e betonit këputet dhe fluturon në rrugë – burri i shpëton vdekjes për pak centimetra (Video)

E publikuar: 06/04/2018 04:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një copë e madhe e betonit fluturon nga ndërtesa, që po bëhej gati të rrënohet dhe përfundon në një rrugë që frekuentohen nga mijëra kalimtarë rasti.

Në ato momente copa e madhe e betonit për pak sa nuk e godet në kokë një punëtor ndërtimtare, i cili në ato momente nuk ishte në dijeni të kësaj ngjarje, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në ndërtesën Hamlets në Robin Hood Gardens të Londrës, e cila po bëhej gati nga punëtorët që të rrënohet. Në të njëjtin vend javën e kaluar një grua ka humbur jetën, kur disa tulla i ranë mbi kokë.

Derisa punëtorët po mundoheshin ta shembin duke përdorur pajisje speciale, në një moment një copë e madhe e betonit këputët dhe fluturon drejt rrugës ku po kalonin qytetarët.

Për fat të mirë një burrë që ishte afër, shpëton për disa centimetra. Ndërsa ky moment rrëqethës është filmuar nga një kalimtar rasti që kishte vërejtur se diçka e keqe do të ndodhë. /Telegrafi/