Plotësohet numri i të gjitha shkollave profesionale në Prishtinë

E publikuar: 01/09/2015 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vizituar sot shkollat “Meto Bajraktari”, “Gjin Gazulli” dhe “Xhemajl Mustafa” me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Sot me fillimin e vitit shkollor janë hapur 55 shkolla nga 57 së janë gjithsej. Shkolla Gjin Gazulli pritet të filloj mësimin me një ditë ose dy vonesë.” Kështu ka thënë Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti i cili ka vizituar shkollën fillore Meto Bajraktari në Prishtinë.

Ai ka thënë se në këtë shkollë janë bërë investime si dhe ajo që është e mirë është hapja e dy paraleleve të arsimit parafillor. Arberie Nagavci drejtoreshë e arsimit në komunën e Prishtinës u ka uruar një fillim të mbarë të gjithë nxënësve . Kryetari Ahmeti gjatë vizitës në shkollën Xhemail Mustafa ka deklaruar se sivjet të gjitha numrat e shkollave profesionale janë mbush pra ska vende të lira./Gazeta Tribuna/