Pistoleta dhe biletat që iu gjetën Ballistit (FOTO)

E publikuar: 07/10/2015 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë publikuar fotografi të gjërave që iu gjetën në makinë tifozit që në Beograd pati ngritur dronin me mbishkrimin Autochtonus.

Gjatë një kontrolli në nga policia shqiptare, të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit, në makinën e Ismail “Ballist” Morinës janë gjetur dy pistoleta dhe 36 bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Me këtë rast Ballisti, bashkë me tre miq, është arrestuar dhe dërguar në komisariat, ndërsa vetura dhe gjërat tjera janë ndalur në cilësinë e provave.

Të gjitha biletat kishin të shënuar emrat e personave që do të shkonin në stadium.

Policia tha se personat, emrat e të cilëve figurojnë në këto bileta, do të merren në pyetje

b1b2b3b4

/klankosova/