Piatek në top formë, nuk harrohet vetëm Higuain, por edhe Cutrone

E publikuar: 26/02/2019 04:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krzysztof Piatek është kthyer në lider te Milani, pasi që ka shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshje.

Kjo ka bërë që ta harrohet Gonzalo Higuian dhe pozita që dërgon në Ligën e Kampionëve të mos shihet si ëndërr.

Jo vetëm Higuain, por Piatek ka bërë që të harrohet një tjetër sulmues i kuqezinjve, i riu Patrick Cutrone, që tashmë po preferohet shumë pak.

Patrick Cutrone . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Trajneri Gernnaro Gattuso kishte thënë që Piatek dhe Cutrone nuk mund të luajnë në të njëjtën kohë.

Pikërisht për këtë arsye, menaxheri i sulmuesit të ri është parë sot në Milano. Ai është takuar me drejtuesit e klubit.

Nuk ka komentuar shumë pas takimit, por duket që lojtari nuk është i kënaqur me minutazhën.

Patrick Cutrone . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Patrick Cutrone ka një kontratë lidh me Milanin deri në verën e vitit 2023.

Sulmues si Nikola Kalinic dhe Andre Silva janë larguar duke i besuar italianit. /Telegrafi/