Peticioni i dorëzohet Presidentes

E publikuar: 23/11/2015 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënshkrimet e mbledhura përmes peticionit, që nisen tri partitë opozitare për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë në Bruksel dhe atë demarkacionit me Malin e Zi, tashmë kanë mbërri në Presidencë.

Ato, do t’i dorëzohen Presidentes së Kosovës.

Fashikujt me nënshkrimet e peticionit janë futur në aparatin skenues.

Ndërsa, sigurimi nuk ka dashur të lejojë gazetarët dhe kameramanët të futen brenda për shkak se siç kanë thënë ata, nuk ka pasur njoftim zyrtar të presidencës për pranimin e këtij peticioni.

Në këto momente gazetarët dhe kameramanët janë brenda objektit të Presidencës.