Përplasja me deputeten e VV-së: po e di që nuk po ki dëshirë të liberalizohen vizat

E publikuar: 19/04/2018 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për Integrime Evropiane është duke diskutuar në lidhje me Raportin e Progresit të publikuar ditë më parë nga Komisioni Evropian.

Në lidhje me këtë çështje deputeti, Ilir Deda, ka konsideruar se kushtet për liberalizimin e vizave janë plotësuar, por që sipas tij është e domosdoshme miratimi i ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar jashtëligjshëm.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta miratojë këtë ligj më së largu deri më 3 apo 4 maj.

“Nuk guxon të vije 3 dhe 4 maji pa ligjin për konfiskim të pasurisë së fituar jashtëligjshëm, ku me këtë ligj do të përmbyllej dhe do të rrumbullakonte obligimet për liberalizim”, ka deklaruar Deda.

Derisa po fliste Deda, ka reaguar deputetja e VV-së, Fitore Pacolli.

“Ilir shiko në faqe 18”, ka thënë ajo.

Deda i është kundërpërgjigjur me buzë në gazë duke thënë se e kupton deputeten që nuk dëshiron të liberalizohen vizat.

“E qartë Fitore që nuk po ki dëshirë të ndodhë liberalizimi, por kështu është”, ka deklaruar Deda./Insajderi.com