Përmbysjet gjermane, ja rastet që nuk duhen harruar

E publikuar: 19/03/2016 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bajerni realizoi një kualifikim të jashtëzakonshëm kur rikuperoi dy gola në 20 minutat e fundit të lojës dhe më pas fitoi 4-2 në shtesë kundër Juventusit.
Klas dhe karakter, që në fakt nuk është hera e parë që ndodh te klubet gjermane. Në Europë, ka pasur jo pak përmbysje mrekulluese të tyre.

Hamburgu 1961

Pasi kishin humbur me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj kampionëve të Anglisë, Bërnlej, futbollistët e Hamburgut, me në krye Uve Zeler, shpërthyen në sfidën e kthimit, duke e fituar atë 4-1.

Mynshebgladbah 1978

Në çerekfinalet e turneut europian, austriakët e Vacker Tirolit e nisën shkëlqyeshëm, duke fituar 3-1 në shtëpi. Por, gjysmë- finalet i siguruan gjermanët, të cilët fituan 2-0 dhe përfituan nga goli në transfertë.

Hamburgu 1980

Reali fitoi 2-0 në Madrid dhe dukej se u mbyll fati i ekipit që do kalonte në raundin tjetër. Por, Hamburgu e shpartalloi 5-1, në një ndeshje të vështirë për t’u harruar.

Karz Zais Jena 1980

Turi i parë i Kupës së Kupave. Romës nuk i mjaftoi një fitore e thellë 3-0 në Itali, sepse u mundën 4-0 nga gjermanolindorët të drejtuar nga i riu Hans Mejer.

Kaizerslatuern 1982

Sërish spanjollët e Realit. Këtë herë fituan 3-1 në fushën e tyre, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së UEFAs. Ndryshimi nga dy vite më parë është se nuk arritën të shënojnë gol në Gjermani, ndërkohë që pësuan pesë.

Verder 1988

Spartaku i Moskës fitoi 4-1 dhe euforia dallohej qartë në ndeshjen e kthimit, e vlefshme për Kupën UEFA. Në fakt, festa e programuar u kthye në “makth”, sepse u mundën 6-2.

Verder 1989

“Ekipi i mrekullive”, siç u pagëzua në atë kohë, siguroi një tjetër kualifikim spektakolar. Këtë herë u mund nga Dinamo 3-0 në transfertë, por në shtëpi e “shkërmoqi” 5-0.

Bajern 1988

Interi i tronditi në Mynih, me fitoren 2-0. Por kjo nuk u dha italianëve kënaqësinë për të vazhduar aventurën në Europë. Në Milano, bavarezët iu kundërpërgjigjën më egër, duke i thyer 3-1 dhe duke përfituar nga rregulli i golave në fushë kundërshtare.

Bajern 2014

Askush nuk e priste atë befasi të Portos, e cila mundi 3-1 gjigantët e Bajernit. Por, ishte thjesht një “festë” që zgjati pak për portugezët. Në kthim, nuk ia dolën dot të evitojnë goleadën 6-1…