Përkundër shkarkimit, Ventura do të paguhet deri në fund të kontratës

E publikuar: 15/11/2017 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Giampiero Ventura do të përfitojë 866.000 euro pas shkarkimit nga posti i përzgjedhësit të Italisë, por me këste në rast se merr drejtimin e ndonjë klubi.

Trajneri italian refuzoi të jepte dorëheqje pas barazimit pa gola kundër Suedisë që i kushtoi kombëtares së tij me mospjesëmarrje në Kampionatin Botëror, për herë të parë që nga viti 1958.

(Foto: Getty Images)

Gjatë këtij viti, Ventura nënshkroi rinovimin e kontratës deri në vitin 2020, mirëpo gjithçka varej nga kualifikimin në Kampionatin Botëror, përndryshe kontrata skadonte në qershor.

Meqenëse refuzoi të jepte dorëheqje, ai u shkarkua nga Federata Italiane e Futbollit, ashtu që FIGC duhet ta paguajë deri në fund të kontratës.

“Kontrata është valide dhe si të gjithë trajnerët tjerë, ai do të marrë atë që ia kanë borxh”, ka thënë përfaqësuesi i Shoqatës italiane të trajnerëve, Renzo Olivieri.

(Foto: Getty Images)

Paga vjetore e Venturas ka qenë 1.3 milion euro, ndërsa meqë kanë mbetur edhe tetë muaj, atij do t’i paguhen edhe 866.000 euro.

Megjithatë, Pagine Romaniste bën të ditur se ai do të paguhet me rrogë dhe jo përnjëherë, në rast se merr drejtimin e ndonjë klubi.

Në ndërkohë, emra të ndryshëm janë duke u përmendur për postin e trajnerit të Italisë. Favorit është Carlo Ancelotti. /Telegrafi/