Përkujtohet Asllan Morina – “Plaku i maleve”

E publikuar: 06/08/2018 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Malet e Pashtrikut i njihte sikur t’i kishte në pëllëmbë të dorës.
Prandaj, Asllan Morina edhe u quajt “Plaku i Maleve”. E me këtë epitet edhe u kujtua të hënën, në një vjetorin e vdekjes.

“Në këto Bjeshkë supozohet se serbët u kanë vendos mbi një milion mina, ku ka ditë se ku është secila”.

Këtë njohuri, sipas vëllait të tij, Isës, banori i Kushninit të Hasit e përdori për tre vite rresht gjatë luftës për t’i dërguar pjesëtarët e UÇK’së drejt Shqipërisë, për armë e ushtrime, pa asnjë telashe.

“Kë e ka qitë dhe kë e ka përcjellë për tu ushtruar në Shqipëri asnjëherë nuk ka ndodhur telashe”.

Familjarët thonë se një prej atyre që Asllani përcolli për ushtrime andej kufirit ishte edhe Zahir Pajaziti.

Por lëvizja maleve ishte e frikshme për bashkëshorten e plakut që vdiq si 85 vjeçar.

Në shenj nderimi për përvjetorin e parë familjarët ia ndërtuan varrin me pllakë.

Njëkohësisht i bën edhe një ceremoni përkujtimore në shkollën e fshatit ku u tha se plaku angazhimin e tij e kishte nisur qysh si fëmijë kur u ndihmonte edhe ballistëve nëpër malet e Pashtrikut.

Plaku i Maleve që vdiq më 2017 ishte pjesëtar i UÇK’së në kuadër të Brigadës 126 të Hasit andaj disa bashkëluftëtarë erdhën ta përkujtojnë në përvjetorin e parë të vdekjes.