Përfundon procesi i numërimit, KQZ pret konfirmim nga PZAP dhe Gjykata Supreme

E publikuar: 05/11/2019 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka ende njerëz që po merren me numërimin e fletëvotimeve.

Kujtojmë se ka përfunduar votimi për subjektet politike, ku nga 1992 vota te numëruara të diasporës, 1154 i takojnë VV-së, ndërkaq 395 vota janë për LDK-në. Nisma ka marrë 26 vota.

Pas përfundimit të këtij procesi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve për të cilat i ka obliguar Gjykata Supreme përmes vendimit qe e kanë publikuar sot.

“Janë numëruar 2039 pako dhe ka mbetur edhe proceduralisht që të përmbyllet pjesa edhe sa i përket rezultatit të kandidatëve dhe me kaq po parashihet të përfundojë ky proces”,transmeton klankosova.

“Brenda gjysmë orë mendoj se përfundon edhe kjo. Sa i përket rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, KQZ do të komunikojë me PZAP dhe me Gjykaten Supreme për të marrë konfirmime nëse kanë ndonjë çështje në shqyrtim, e nëse jo KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar”.

“Ndërkaq, gjatë 24 orëve pas kësaj kandidatët mund të ofrojnë ankesa. Pra KQZ-ja duhet të presë vendimmarrjen e këtyre institucioneve për të parë natyrën e ankesave dhe se çfarë e detyrojnë KQZ-në”.

“Me shpalljen e rezultatit përfundimtar nuk përmbyllet çështja e zgjedhjeve meqë subjektet politike kanë të drejte të bëjnë ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, dhe më pas ne duhet të presim për të parë dhe për të vepruar sipas vendimeve të tyre. Me certifikim përmbyllet procesi zgjedhor dhe pas kësaj njoftohet presidenti”, deklaroi Elezi.