Përfundon pjesa e parë, Shqipëri-Armeni 0-1

E publikuar: 29/03/2015 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Armeni në kuadër të Grupit I për kualifikimet për Euro 2016.

Ndiqni ndeshjen LIVE nga interneti

Pavarësisht rasteve të shumta dhe dominimit nga kuqezinjtë, goli erdhi për armenët.

Movsisyan në minutën e katërt realizoi golin e vetëm në pjesën e parë.

Shqipëria pati dy raste ideale, duke goditur shtyllën përmes Abrashit dhe Cikalleshit.

Në fund Cikalleshi ishte afër golit, por goditja e tij me kokë u prit nga portieri mysafir.