Përfundon ndërtimi i aeroportit të ri të Pekinit

E publikuar: 02/07/2019 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar Daxing të Pekinit, pesë vjet pas fillimit të projektit në vitin 2014.

Aeroporti Daxing gjendet në jug të Pekinit, 46 kilometra larg qendrës. Synimi i ndërtimit të këtij aeroporti është që të lehtësojë trysninë mbi Aeroportin Ndërkombëtar të kryeqytetit, Pekinit.

Aeroporti pritet të përpunojë 45 milionë udhëtarë në vit deri në vitin 2021 dhe 72 milionë deri në 2025-n.

Sipas planit, aeroporti i ri do të fillojë punën para 30 nëntorit të sivjetshëm.