Përfshihet nga zjarri një qendër azilantësh në Gjermani, 5 të plagosur (Foto)

E publikuar: 04/09/2015 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën pesë persona janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa zjarri përfshiu një qendër azilantësh, në qytetin Hepenheim, në perëndim të Gjermanisë. Sipas policisë gjermane zjarri ka nisur në mes të natës së 3 shtatorit, por ende nuk dihen shkaqet që çuan në djegien e ndërtesës.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se njëri prej azilantëve, ka shpëtuar nga djegia duke u hedhur nga kati i dytë i ndërtesës, duke marrë lëndime të shumta. Ndërsa 4 të tjerët janë gjetur pa ndjenja në tokë. Në godinën tre katëshe, janë strehuar 60 refugjatë nga Siria, Iraku, Somalia dhe Etiopia.

Zëdhënësi i policisë Christinae Kobus tha: “Morëm telefonatën në orën 1.20 pas mesnate nga një shtëpi afër qendrës së azilantëve. Na thanë se nga kjo godinë ishte parë të dilte tym. Pjesa më e madhe e të strehuarve aty arritëm ti evakuonim ndërsa të tjerët janë lënduar”.

Gjermania është shteti me më shumë kërkesa për azil përgjatë këtyre muajve. Policia ka ndërhyrë në gati 100 sulme e zjarrëvënie në qendrat e azilit por ende asnjë njeri nuk është vënë nën pranga.