Përdoruesit e Telegram mund të tërheqin çdo mesazh të dërguar e madje biseda të plota

E publikuar: 25/03/2019 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Funksioni i tërheqjes së mesazheve të dërguara në Telegram nuk është më diçka e re as për aplikacionet e tjera të komunikimit por tashmë ky funksion do të shkojë përtej asaj çfarë të tjerët ofrojnë.

Një përditësimi i fundit i aplikacionit ju lejon të fshini çdo pjesë të bisedës që dëshironi jo vetëm në telefonin tuaj por edhe atë të bashkëbiseduesit.

Madje mund të fshini një bisedë të terë në të dy anët. Është një hap disi i çuditshëm por kompania ndjen se është i nevojshëm në klimën moderne të komunikimit.

Themeluesi i aplikacionit Pavel Durov në kanalin e tij zyrtar në Telegram tha se keqpërdorimi i mesazheve të vjetra po bëhet një fenomen shqetësues.

Diçka që keni thënë në çdo moment mund të nxirret nga konteksti dhe tju dëmtojë juve dhe miqtë apo familjen tuaj. Me funksionin e ri përdoruesit kanë më tepër kontroll mbi bisedat pa qenë nevoja ti besojnë dikujt me shpresën se ato që thoni nuk do ti përdorë.

Por funksioni aq ndihmues mund të rezultojë edhe problematik. Edhe pse mund të përdoret për të shmangur incidente, gjithashtu një përdorues qëllim keq mund të cungojë bisedën dhe ta paraqesë si provë krimi versionin e tij.

Sulmuesit mund ta përdorin për të abuzuar me të tjerë. Durov tha se është në dijeni të keqpërdorimit të funksionit por në praktikë mbetet për tu parë. /PCWorld Albanian