Për 11 muaj humbi 30 kilogramë, duke mos ndërprerë asnjë ushqim – gruaja tregon se çfarë ndryshoi jetën e saj

E publikuar: 05/10/2018 05:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua që dikur kishte vështirësi të ecte distanca të gjata ka transformuar tërësisht jetën e saj, pasi ka ndjekur një “plan të lehtë dobësimi”.

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, para humbjes së saj të peshës, Donna Hudson u përpoq të praktikonte një numër të dietave në të kaluarën, por asgjë nuk kishte mundur të kishte efekt tek ajo.

Por, pas vdekjes së nënës së saj dhe duke parë burrin e saj që vuante nga dy sulme në zemër, menaxherja nga Helston, Cornwall, e dinte se ishte koha për të ndërmarrë veprime.

Në një intervistë ekskluzive me Daily Star Online, Donna u hap për udhëtimin e saj të humbjes së peshës – prej rreth 105 kilogramësh – dhe tregoi se çfarë e ndryshoi jetën e saj.

Ajo tha: “Kisha parë disa njerëz në Facebook duke postuar se sa mirë po bënin me dobësimin dhe mendova se ‘duhej t’i lëshoja një sy’, pasi që kisha nevojë shumë për të humbur peshë.

Dhe duke ndjekur këshillat dhe duke optimizuar planin e të ngrënit dhe gatimin e më shumë ushqimeve të shëndetshme në shtëpi, Donna ishte e kënaqur të shihte se si kilogramët po shkriheshin – në rreth 11 muaj, ajo kishte humbur rreth 30 kilogramë.

“Gjëja më e mirë e planit është që nuk duhet të ndërpresësh asnjë ushqim”, shpjegon Donna. “Megjithatë, Slimming World më ka mësuar se si të kënaqem me to, në mënyrë të moderuar”.

“Slimming World” thuhet se është një organizatë humbje peshe nga Mbretëria e Bashkuar. Kompania ofron programe jetese dhe menaxhimi të peshës për anëtarët e grupit. Grupet ndajnë përvoja për të inkurajuar të tjerët që të humbasin peshën. /Telegrafi/