PDK prezanton 100 dështimet e 100 ditëshit të qeverisë Kurti, nga antiamerikanizmi tek shkelja e Kushtetutës

13.05.2020 10:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
PDK prezanton 100 dështimet e 100 ditëshit të qeverisë Kurti, nga antiamerikanizmi tek shkelja e Kushtetutës

Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një performance në sheshin kryesor të Prishtinës ka përmbledhur listën prej 100 dështimeve në 100 ditëshin e punës së qeverisë Kurti.

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka thënë se dështimet e kësaj qeverie janë të mëdha dhe renditen nga prishja e marrëdhënieve me SHBA-të; rrëzimi i qeverisë nga vetë partnerët e koalicionit në fillim të pandemisë; mbyllja me Shqipërinë dhe hapja e nënshtrmi ndaj Serbisë e deri tek një sërë deklaratash të koordinuara kundër UÇK-së.

Aktivistët e partisë kanë prezantuar edhe një baner të madh me 100 dështimet.

Kjo është deklarata e plotë e deputetes Zejnullahu:

Sot në 100 ditëshin e Qeverisë Kurti, nuk ishte shumë e vështirë ta përpilojmë listën me 100 dështime sepse skandalet ishin të përditshme e të shumfishta. Jemi të sigurt edhe ju do ta bëni një listë tjetër me 100 dështime të kësaj qeverie.

Kjo Qeveri do të mbahet mend me të drejtë si Qeveria më jetëshkurtë në historinë e re të Kosovës që rrezikoi më së gjati vendin tonë. Kjo qeveri e inicoi shkarkimin e saj në kohën më të rrezikshme për qytetarët, pikërisht në fillim të pandemisë.

Kjo Qeveri dezertoi si pasojë e paaftësisë për të menaxhuar me pandeminë, dhe ekonominë e vendit. Nuk guxoi të merret me temat e ndejshme të vendit sikurse dialogu me Serbinë.

Mbi të gjitha, Qeveria Kurti për 100 ditë rrezikoi miqësinë e shenjtë me SHBA-të dhe do të mbetet e fundit që kërcënoi këtë raport historik. Kryeministri Kurti është zyrtari i parë shtetëror që akuzoi rëndë SHBA-të për ndërhyrje në rrëzimin e qeverisë por që për një gjë të tillë nuk u pajtua ministri i jashtëm i tij, Glauk Konjuca.

Kjo Qeveri do të mbahet mend edhe për miratimin e Buxhetit në mënyrë klandestine në emër të pandemisë, por që nuk planifikoi asnjë buxhet shtesë për të. Pakoja e ndarë për ekonominë është e pamjaftueshme dhe po rrezikohet serizisht investimeve i qytetarëve dhe bizneset e tyre. Madje mashtroi hapur se për 100 ditë ka ulur papunësinë 6.6% në kohë kur vendet më të zhvilluara po përballen me rritje të numrit të të papunëve!

Kjo Qeveri e shkarkuar do të mbahet mend për shumë rekorde të këqija, por rekordi i shkeljeve kushtetuese dhe mos respektimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të jetë një rekord i zi.

Do të mbahet mend se kjo Qeveri dorëzoi sovranitetin në duar të Beogradit, lejoi punëtorët shëndetësorë nga Serbia të futen pa kontroll dhe pranoi 1000 teste duke ndihmuar Serbisë ta përmirësoj imazhin.

Kjo Qeveri për 100 ditë do të mbahet mend për borde militantësh, punësime familjare, si dhe për dhënien e tenderëve të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Sot në kohë pandemie, kur e gjithë bota organizohet për tu mbrojtur nga një armik i pa dukshem sic është COVID-19, duke bërë thirrje për unitet dhe më shum teste, ky Kryeministër ishte kundër testimeve por nuk ngurronte të testohej vet dhe kolegët e tij qeveritar e partiak. Ndërkohë qytetarët kanë pritur me ditë të tëra e disa nuk kanë mundur të testohen kurrë megjithë dyshimet e siptomat.

Kjo Qeveri krijoi karantinën të cilën e keqmenaxhoj përmes lidhjeve politike, familiare dhe partiake, duke falsifikuar edhe moshën e njerëzve për të mos u karantinuar.

Sot, për pasojë, sikur të kishim teste të mjaftueshme dhe në kohë reale, ndoshta edhe nuk do të kishim humbjen e jetës së Agonit.

Kjo qeveri foli edhe kundër UCK-së, punësoi këshilltar nga komuniteti serb që e mbështesin Ratko Mlladiqin, e hapi kufirin me Serbinë por e mbylli atë me Shqipërinë.

Prandaj, secila ditë e kësaj Qeverie në ikje, është një ditë më pak shprese për qytetarët e vendit tonë.

Prandaj 100 ditëshi i kësaj qeverie duhet të quhet qeveria e 100 ditështimeve.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kjo është lista e deputetëve që kanë nënshkruar kërkesën për seancën e votimit të Qeverisë Hoti

Kjo është lista e deputetëve që kanë nënshkruar kërkesën për seancën e votimit të Qeverisë Hoti

Shala thotë se nuk do të votojë Qeverinë Hoti

Shala thotë se nuk do të votojë Qeverinë Hoti

A do të bëhet Mali i Zi vendi i parë pa koronavirus në Evropë?

A do të bëhet Mali i Zi vendi i parë pa koronavirus në Evropë?

Lutfi Haziri nuk do me e pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit

Lutfi Haziri nuk do me e pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit

Edhe 27 raste me koronavirus të hënën

Edhe 27 raste me koronavirus të hënën

Koronavirusi ndikon në rënien e të hyrave në buxhetin e Maqedonisë së Veriut

Koronavirusi ndikon në rënien e të hyrave në buxhetin e Maqedonisë së Veriut

15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa – Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit

15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa – Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit

Vetëvendosje: Kërkon procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetues

Vetëvendosje: Kërkon procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetues

Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionat

Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionat

Vetëvendosje nuk e ka në plan t’ia kërkojë dorëheqjen Osmanit

Vetëvendosje nuk e ka në plan t’ia kërkojë dorëheqjen Osmanit

Thaçi kërkon të formohet sa më shpejt Qeveria Hoti

Thaçi kërkon të formohet sa më shpejt Qeveria Hoti

IKSHPK: Kujdes me ushqimin gjatë verës

IKSHPK: Kujdes me ushqimin gjatë verës

Gashi i LDK’së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për President

Gashi i LDK’së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për President

Lajiq: Për shkak të masave të Kosovës, kamionët e Serbisë po kthehen prapa

Lajiq: Për shkak të masave të Kosovës, kamionët e Serbisë po kthehen prapa

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Kushtetuesja heq paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës në versionin final të aktgjykimit për dekretin

Kushtetuesja heq paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës në versionin final të aktgjykimit për dekretin