PDK përçahet për Gjykatën

E publikuar: 23/03/2015 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jo vetëm deputetët e opozitës po e kundërshtojnë themelimin e Gjykatës Speciale, tash kanë nisur të dalin haptazi edhe disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kundër saj, edhe pse tashmë është bërë i qartë qëndrimi pro i kreut të PDK-së, Hashim Thaçi.

Amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, e cila do t’i trajtojë krimet e pretenduara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë pritet që në fillim të muajit maj të jenë para deputetëve të legjislativit.